Është krijuar parfumi i parë shqiptar dhe do të mbajë emrin e stilistes së njohur Enada At’Nikolla. Ky parfum përfaqëson stilisten që sjell risi në fushë e modës.
Parfumi “At’Nikolla” përmban 40 përbrës, i krijuar sipas karakterit, shijes dhe ngjyrave të Enada At’Nikollës.
Parfumi ka një ambalazh në formën e një trëndafili. Ai është një buqetë lulesh orienti, hapet me një zambakë uji, armë pemësh halorë që përkëdhelin frutat e kuq, lulet gojë ujku me një bazë kanelle dhe lajthie.
Parfumi “At’Nikolla” është krijuar nga Massimo Giammaria.











