Një pushues 23-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Himarë, ndërsa dyshohet se i riu mund të ketë pësuar infarkt.
Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se i riu ndodhej në plazhin e Potamit kur ka pësuar infarkt.
Dëshmitarët thonë se kanë lajmëruar ambulancën menjëherë pasi i riu u ndje keq, por kjo e fundit nuk ka ardhur në vendngjarje.











