Policia e Vlorës ka vënë në pranga shtetasen Kristina Strakosha pasi ka goditur bashkëjetuesin e saj. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë, ku gjatë një debati, 38-vjeçarja ka goditur me gërshërë bashkëjetuesin , 53-vjeçarin, A. P. Ky i fundit ka pësuar dëmtime të lehta në trup dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kristina Strakosha u arrestua në flagrancë dhe mbi të rëndon akuza e veprës penale “dhunë në familje”.












