Më në fund, Arben Frroku, është shpallur në kërkim edhe nga Interpoli. Skeda e tij, bashkë me foton si edhe me mesazhin, për ata që kanë informacion, është publikuar në web-site e Interpolit.
Pas pafajësisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, Arben Frroku, u largua jashtë Shqipërisë. Ndërkohë ai është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.












