Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Vlorë, e si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona, anëtarë të një familje. Familja ishte duke udhëtuar me një mjet tip “VolksËagen” me targa greke IIEP 5274, kur është përplasur me trafikndarësen, e më pas është përmbysur.
Sipas të dhënave të policisë e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje, shkak për aksidentin e rëndë ka qenë humbja e kontrollit të makinës si pasojë e pagjumësisë së personit që drejtonte automjetin. Personat e aksidentuar jaënë dërguar menjëherë në Spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por 3 prej pjesëtarëve të familjes ndodhen në gjendje më të rëndë se personat e tjerë.
Mësohet se personat ishin duke shkuar me pushime në jug, ndërsa policia po punon për të zbardhjen e plotë të ngjarjes.











