• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mediat franceze: Hashashi ka shkatërruar 50 % të bletëve në Shqipëri

admin by admin
15 May, 2017
in Rajoni
0
Mediat franceze: Hashashi ka shkatërruar 50 % të bletëve në Shqipëri
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jehona e fenomenit të çuditshëm të zhdukjes së bletëve në Shqipëri gjatë vitit të kaluar ka mbërritur deri në mediat franceze. “Le Courrier des Balkans” ka dhënë alarmin për këtë fenomen, që është trajtuar dhe nga media të tjera të njohura në Francë, si p.sh., në “TV 5 Monde”, që e quan këtë dukuri një katastrofë ekologjike.

Artikujt referojnë si shkakun kryesor të këtij fenomeni pesticidin e fortë të përdorur për të kultivuar hashashin, teksa theksohet fakti se Shqipëria është bërë prodhuesi më i madh i kanabisit në Europë. Fermerët i trajtojnë mijëra bimët e hashashit me pesticide të ndaluara, të vjetra, dhe në sasi industriale për të shmangur sëmundjet dhe për të kontrolluar prodhimet e tyre. Por, bletët janë shumë të ndjeshme ndaj këtyre kimikateve dhe si rrjedhojë vdesin në sasi. Një problem i tillë është konstatuar më herët dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më poshtë artikujt e plotë, publikuar mes 10 dhe 14 majit

Le Courrier des Balkans: Kultivimi i kanabisit, asyeja pse po vdesin bletët

bleta11494857371Në një vit, mes 2015 dhe 2016, nga rreth 360.000 koshere në vend, mbi 142.000 nuk i kanë mbijetuar dimrit të 2016-s! Kjo është diçka që nuk ishte parë ndonjëherë! Dhe kjo është dhe më tragjike pasi mijëra familje shqiptare tradicionalisht jetojnë me mjaltë, i cili vlerësohet si një nga më të mirët në botë (me mjaltë Jemenit). 
Natyrisht, të gjithë janë në kërkim për të kuptuar shkaqet! Është e vërtetë se dimri ishte i ashpër, është gjithashtu e vërtetë se ka pasur parazitë tek bletët, teksa bletarët shqiptarë nuk kanë mjete për të përdorur produkte moderne, të cilat janë të shtrenjta. Por kjo nuk është e mjaftueshme!

Ka në fakt një arsye tjetër për një vdekshmëri të tillë: 
kultivimi i kanabisit! Vitet e fundit, Shqipëria është bërë prodhuesi i parë i kanabisit në Europë, duke lënë pas Bullgarinë, Kosovën dhe Serbinë. Dhe flitet për qindra hektarë!

Për të pasur një ide, në vitin 2016, policia shqiptare, e ndihmuar nga policia italiane shkatërroi 2 milionë e gjysmë rrënjë kanabis! Për të prodhuar këtë sasi, shqiptarët janë duke përdorur tone pesticidesh të ndaluara, duke na dhënë në këtë mënyrë shkakun për atë që ka ndodhur me bletët.

Prandaj po bëhet kërdia. Dhe kjo nuk duket se ka për të ndaluar. Së pari, për shkak se importuesit kryesorë të kanabisit shqiptar – Italia, Franca dhe Gjermania – nuk kanë ligjëruar se po merren seriozisht me këtë çështje, duke i lënë rrugën e hapur mafies. Dhe shqiptarët, mafia, e dinë këtë. Arsyeja tjetër është se Shqipëria është një vend shumë i përshtatshëm: duhet të kalosh vetëm Adriatikun për të çuar mallin në Itali. Kjo është më pak e komplikuar se sa importimi nga Maroku. Së fundi, për shkak se fshatarët shqiptarë kishin ekspertizë.

Shqipëria ka prodhuar kanabis, që gjatë epokës komuniste të Enver Hoxhës. Vendi ishte një nga më të izoluarit në botë, por eksportonte kanabis me ligj, veçanërisht në Zvicër për industrinë e saj farmaceutike.

Pra, për ta përmbledhur, bletët dhe bletarët janë viktima shqiptare të shpërthimit të kultivimit të kanabisit dhe përdorimit masiv të pesticideve, por edhe të mafies lokale dhe hipokrizisë së vendeve konsumatore, ky ai i yni (Franca) është numri 1 në Europë …

TV5 Monde: Katastrofë e re ekologjike: Zhdukja e bletëve në Shqipëri?

bleta31494857373Problemi i ndotjes së parqeve kombëtare amerikane —nga produkte kimike të përdorura në fushat ilegale të kanabisit— ekziston gjithashtu në Europë. (http://information.tv5monde.com/info/legalisation-du-cannabis-aux-etats-unis-un-nouveau-probleme-ecologique-163163). Më konkretisht kjo po ndodh në Shqipëri, prodhuesi kryesor i kanabisit në kontinentin e vjetër. Shqipëria e ka shumë të përhapur këtë kulturë ilegale për shkak të klimës së saj, por edhe të gjeografisë: malet, shumë të vështira për t’u aksesuar, mundësojnë që të fshihen fushat me kanabis. Qeveria shqiptare, me ndihmën e fqinjit të saj italian, tenton ta ndalojë zgjerimin e këtij produkti që ushqen trafikun në gjithë Europën, me Francën në krye, por pa ndonjë sukses të madh.

Mjalti shqiptar ka një reputacion shumë të mirë dhe shumë familje kanë koshere në Shqipëri. Janë rreth 142,000 koshere – pra shumë – të cilat u zhdukën në mes të 2015 dhe 2016. Kjo shuarje përfaqëson 40% të koshereve në vend. Siç është shpjeguar nga Le Courrier des Balkans, edhe pse dimri i ashpër dhe – parazitët – që nuk trajtohen në mënyrën e duhur nga bletarët – mund të shpjegojë pjesërisht këtë humbje, vrasja nuk ka ardhur nga këta faktorë të vetëm. Dhe këtu hyn në lojë edhe një herë, kultivimi i kanabisit.

Ashtu si në rastin e parqeve kombëtare amerikane, bimët e kanabisit janë mbjellë në pyje, në vende të largëta për të shmangur survejimin e policisë. Fermerët i trajtojnë mijëra bimët me pesticide të ndaluara, të vjetra, dhe në sasi industriale për të shmangur sëmundjet dhe për të kontrolluar prodhimet e tyre. Ana tjetër e medaljes: bletët janë shumë të ndjeshme ndaj këtyre kimikateve, vdesin në sasi.

Lufta ndaj këtij fenomeni mund të jetë e komplikuar duke pasur parasysh se shumë fshatarë shqiptarë apo refugjatë të kthyer nga Greqia i janë kthyer kultivimit të kanabisit, që edhe pse është i ndaluar, mundëson shitjen e një kg kanabis për 200 dhe 300 euro për kilogram, kur toni i grurit është afër 600 euro …

Në vitin 2016, forcat e rendit në Shqipëri kanë shkatërruar 2.5 milionë rrënjë kanabis. Vlerësimet ekonomike të tregut shqiptar të kanabisit vetëm për vitin 2014 janë 4,5 miliardë euro, që është sa një e treta e prodhimit të brendshëm bruto të vendit. Nuk është rastësi që vendi është etiketuar si “Kolumbia e Europës”, me një efekt të jashtëzakonshëm në mjedis, nëse nuk do të merret asnjë masë për të ndaluar gjenocidin që po ndodh me bletët. Monitor

 

http://information.tv5monde.com/info/environnement-la-culture-du-cannabis-albanaise-tue-les-abeilles-168792

https://www.franceinter.fr/emissions/les-histoires-du-monde/les-histoires-du-monde-10-mai-2017

https://www.courrierdesbalkans.fr/Le-cannabis-ennemi-mortel-des-abeilles-albanaises

Previous Post

Përfundon takimi i Bashës dhe aleatëve me zyrtarin amerikan Yee

Next Post

VIDEO & FOTO GALERI/ Ja çfarë hanin e pinin ushtarët në vitet “e famshme” të izolimit në Ishullin e Sazanit

admin

admin

Next Post
VIDEO & FOTO GALERI/ Ja çfarë hanin e pinin ushtarët në vitet “e famshme” të izolimit në Ishullin e Sazanit

VIDEO & FOTO GALERI/ Ja çfarë hanin e pinin ushtarët në vitet “e famshme” të izolimit në Ishullin e Sazanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.