Është arrestuar një infermier pasi ka tentuar të abuzojë më një paciente. Ngjarja ka ndodhur në Spitalin e Elbasanit, ku pas denoncimit në polici nga e mitura në praninë e psikologëve dhe familjarëve, është bërë e mundur arrestimi i infermierit Everest Duka, 26 vjeç.
I ndaluari, i cili është infermier në pavionin e nefrologjisë, ishte me shërbim në spitalin “Xhaferr Kongoli” kur tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën 16-vjeçare me iniciale S.B. Por forcat blu kanë vënë në pranga infermierin 26-vjeçar pas kallëzimit nga e mitura.
Mbi të arrestuarin rëndon akuza e “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç, mbetur në tentativë”.












