Në portin e Durrësit ka një fluks udhëtarësh që kthehen në Shqipëri për pushimet e verës. Edhe pse ka patur një rritje të numrit të emigrantëve gjatë fundjavës, fluks ka patur edhe në këtë javë të parë të gushtit.
Gjatë paradites së sotme, në portin e Durrësit kanë mbërritur 4 tragete me 4200 pasagjerë dhe 1100 automjete. Po ashtu, gjatë pasdites së sotme pritet të largohen rreth 1 mijë persona.
Për të përballuar fluksin me radhë të gjata si edhe për të lehtësuar procedurat, autoritetet kanë vendosur në portin e Durrësit 30 sportele për shërbimet.











