Është ndaluar në Durrës një person, i kërkuar nga drejtësia italiane. I arrestuari është Ervin Dervishi, i njohur ndryshe me pseudonimin Tataveshi, i dënuar nga Gjykata e Milanos me 20 vjet burg në mungesë. Mbi Dervishin rëndon akuza “Trafikim lëndësh narkotike”. 42-vjeçari Dervishi është dënuar për trafik ndërkombëtar droge. Pas arrestimit të tij nga Policia e Durrësit, do të kryhen procedurat e nevojshme për ekstradimin e Ervin Dervishi për të kryer dënimin e tij në shtetin italian.












