Aq shumë u shokua dhëndri nga nusja e tij, sa që e paditi një ditë pas martese për “mashtrim”. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur ai u trondit nga pamja aspak e besueshme e nuses së tij, pa make-up. Britanikja “Mirror” sjell historinë e dhëndrit nga Algjeria, i cili paditi bashkëshorten e tij një natë pas martese, i cili në vend që të mahnitej nga pamja natyrale e gruas së tij, ai u tmerrua nga ajo duke mos pranuar që ajo ishte gruaja me të cilën ishte martuar.
Kur doli para gjykatës, burri i cili denoncoi gruan, tha se ishte tepër i zhgënjyer, ndaj dhe ai kërkoi 13 mijë paund dëmpshërblim, për atë që ai e quajti “vuajtje psikologjike”.












