Do të vazhdojë të mbetet në burg bashkëpunëtori i ngushtë i Francesco Becheti-t. Gjykata e Apelit nuk ka ndryshuar masën e sigurisë për Mauro De Renzis të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë. Mbi italianin, prokuroria ka ngritur 4 akuza: pastrim parash, vjedhje duke shpërdorura detyrën, mospagim taksash si dhe mospagesën e detyrimeve doganore.
Gjykata e Apelit do të japë sot edhe masën e sigurisë për Francesco Becchetin. Për të, prokuroria ka ngritur tre akuza: E para, është ajo e pastrimit të parave. Dyshohet se italiani 49 – vjeçar ka pastruar rreth 100 milionë euro në vendin tonë. Prokuroria dyshon se këto para, ai i ka investuar në “Agon Channel”. Një tjetër akuzë që rëndon mbi Becchetin është ajo e vjedhjes në shpërdorim të detyrës dhe krijimit të skemave mashtruese me qëllim përfitimi.
Po ashtu, prokuroria ka ngritur akuzën e krimit të skemave mashtruese me qëllim përfitimin.











