Zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë dhe njohjen reciproke të sigurimeve për automjetet në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të filloje me 12 gusht të këtij viti. Kjo është bërë e ditur nga një pjesëtar i delegacionit kosovar pas mbarimit të bisedimeve që u zhvilluan në Bruksel mes delegacionit të Prishtinës dhe Beogradit. Takimi për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë është zhvilluar me ndërmjetësuesit e BE-së dhe sekretares së përgjithshme të Këshillit të Byrove, Greet Flore.












