Gjykata e Tiranës ka vendosur sot si masë sigurie, “arrest në burg” për Juljan Shorja dhe detyrimparaqitje për Riviola Tomën të dashurën e tij.
Këta dy persona u arrestuan dy ditë më parë , të akuzuar se po planifikonin vrasjen e një të riu në kombinat.
Masat e sigurisë është dhënë nga gjyqtari Altin Shkurti, ndërsa seanca gjyqësore, u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.










