Dy persona humbën jetën pasditen e së enjtes ndërsa pushonin në brigjet e Adriatikut.
Ngjarjet e rënda u shënuan në plazhin e Hamallajt dhe atë të njohur si “Shkëmbi i Kavajës”.
Burime policore thanë se viktima në Hamallaj është një 5-vjeçar nga Kamza, ndërsa identiteti i personit të mbytur në zonën e Shkëmbit të Kavajës ende nuk dihet.












