Është ekstraduar nga Milano shqiptari i shpallur në kërkim. 31-vjeçari nga Korça, Hektor Lipe është ekstraduar ditën e sotme nga Italia drejt vendit tonë si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën në Itali. Ndërsa ekstradimi i tij u krye nga Zyra Qendrore Interpol Tirana.
Hektor Lipe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Korçës e dënoi 2 vite më parë me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve”.











