• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

UDHËZIMI/ Shkeljet tatimore, masat e gjobave dhe kur biznesmeni futet në burg

admin by admin
7 August, 2015
in Ekonomia
0
UDHËZIMI/ Shkeljet tatimore, masat e gjobave dhe kur biznesmeni futet në burg
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjoba dhe kallëzime penale do të aplikohen për ata që do të gjenden me shkelje tatimore në operacionin e kundër informalitetit që do të nisë në shtator. Mbi procedurat e kontrolleve dhe verifikimeve pranë subjekteve tatimore, drejtorja e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Brisida Shehaj, ka firmosur para dy javësh një udhëzim të posaçëm, ku përcaktohen dënimet ndaj shkeljeve administrative e tatimore dhe dokumentimi i provave. Udhëzimi u drejtohet strukturave të Verifikimit në Terren dhe Hetimit Tatimor (Task-Forcë).

Udhëzimi
Objekt i verifikimeve apo kontrolleve, sipas udhëzimit janë kryesisht shkeljet që kanë lidhje me regjistrimin në organin tatimor, me dokumentimin e mallrave, me dokumentimin e shitjeve dhe lëshimin e faturave tatimore, deklarimin e punonjësve, me përdorimin e pajisjeve fiskale dhe sistemeve të monitorimit të qarkullimit, si dhe me afishimin e çmimeve. Udhëzimi kërkon që çdo shkelje e ligjit të jetë e dokumentuar në mënyrë të plotë dhe të saktë sipas ligjit për procedurat tatimore, raporton gazeta “Shqip”.

Regjistrimi
Gjatë kontrolleve që lidhen me regjistrimin në organin tatimor, sipas udhëzimit, mbahet parasysh se çdo person që kryen veprimtari ekonomike tregtare, detyrohet të regjistrohet në organin tatimor që me fillimin e kësaj veprimtarie, duke u pajisur me certifikatën e regjistrimit në organin tatimor, e cila përmban edhe numrin e identifikimit të personit të tatueshëm (NIPT). Nëse identifikohen persona që ushtrojnë veprimtari tregtare të paregjistruar në organin tatimor, përveçse u mbyllet menjëherë aktiviteti dhe konfiskohen të gjitha materialet, u propozohet organeve kompetente pezullimi i lejes/licencës/autorizimi për ushtrim veprimtarie.

Pajisjet fiskale
Sipas udhëzimit, për mos-instalim të pajisjes fiskale apo sistemit të monitorimit të qarkullimit tatimpaguesi dënohet me gjobë dhe kallëzim penal.
Çdo konstatim i mëpasshëm i mos-instalimit të pajisjes fiskale ose sistemit të monitorimit të qarkullimit, si shkelje e përsëritur, konsiderohet evazion tatimor dhe administrata tatimore bën kallëzim penal për tatimpaguesin.

Karburantet
Në aplikimin e dënimeve, ligjvënësi ka parashikuar faktin se tatimpaguesi e ka shkeljen për herë të parë apo të përsëritur. Udhëzimi e vë theksin edhe te kontrolli i pikave të karburantit. Sipas vendimit të qeverisë, në prill 2015 për sistemin e monitorimit e qarkullimit për tregtimin e karburanteve duhet të funksionojë në regjim automatik sipas rregullit të detyrueshëm “pa kupon s’ka karburant”. Në rast të defekteve të pajisjes fiskale duhet që të mos funksionojë dispeçeri deri në çastin e rregullimit të kësaj anomalie.

Mosdeklarimi i të punësuarve
Nëse nga verifikimi dhe kontrolli në vendndodhjen e biznesit rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar në organin tatimor çdo të punësuar rishtazi, të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, të llogaritura nga data e konstatimit, dënohet me gjobë për çdo punonjës të padeklaruar.
 
Dokumentet e mallrave
Të gjithë personat e tatueshëm, subjekte të tatimit mbi vlerën e shtuar apo tatimit mbi fitimin e biznesit të vogël, mallrat në gjendje në çdo vend biznesi, mallrat në transport apo mallrat në përdorim për çfarëdo arsye qoftë, janë të detyruar t’i justifikojnë me dokumentin e nevojshëm tatimor. Udhëzimi specifikon rastet e lëvizjes së mallrave nga dogana në magazinë, për furnizimet e mëdha me shumë mjete transporti, për lëvizjet e brendshme (brenda filialeve të së njëjtës ndërmarrje), nga vendi i prodhimit te dyqani, gjatë transportit nga palë të treta (shoqëri transporti), madje edhe tregtia e mallrave “derë më derë”.

Gjobat dhe Sanksionet



tatimet_copy_110 000 lekë –
Për subjektet, biznes i vogël, të paregjistruara
15 000 lekë – Për subjektet e tjera, të paregjistruara
50 000 lekë – Për subjektet, biznes i vogël, që nuk kanë kasë fiskale dhe nuk lëshojnë kupon tatimor
200 000 lekë – Për subjektet, e tatim-fitimit, që nuk kanë kasë fiskale dhe nuk lëshojnë kupon tatimor
100 000 lekë – Për subjektet, biznes i vogël, që nuk kanë kasë fiskale dhe nuk lëshojnë kupon tatimor, pas paralajmërimit të parë
300 000 lekë – Për subjektet, e tatim-fitimit, që nuk kanë kasë fiskale dhe nuk lëshojnë kupon tatimor, pas paralajmërimit të parë
Kallëzimi Penal – Pas çdo konstatimi të mëpasshëm të mos-instalimit të pajisjes fiskale ose sistemit të monitorimit të qarkullimit, si shkelje e përsëritur, konsiderohet evazion tatimor dhe administrata tatimore bën kallëzim penal për tatimpaguesin.
50 000 lekë – Për subjektet, biznes i vogël, për çdo të punësuar të pa deklaruar
500 000 lekë – Për subjektet, tatim-fitimi, për çdo të punësuar të pa deklaruar
Kallëzim Penal – Pas çdo konstatim i përsëritur i mosdeklarimit të punonjësve, pas aplikimit të dënimit administrativ, konsiderohet evazion tatimor dhe administrata tatimore bënë kallëzimin penal për tatimpaguesin.
10 000 lekë – Për çdo deklaratë për të punësuarit, të pa dorëzuar apo të dorëzuar jashtë afatit
Konfiskim Malli & Kallëzim Penal – Kur konstatohet mungesë e dokumentacionit, mallrat konfiskohen. Me kërkesë të tatimpaguesit, masa e konfiskimit zëvendësohet me pagesën e menjëhershme të një gjobe, të barabartë me vlerën e tregut për të njëjtin mall. Gjithashtu, administrata tatimore ushtron edhe të drejtën për të kallëzuar penalisht tatimpaguesin që e ka rast të përsëritur.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/Ligji_i_prokurores_Felaj_kush_shmang_kasen_shkon_ne_burg_Sherri_me_Shkelqim_Canin_5527_1.php

Previous Post

Skënderbeu përballë Dinamos së Zagrebit në Play-off

Next Post

Rama përkrah Roshit, promotor i krimit në politikë dhe administratë

admin

admin

Next Post
Rama përkrah Roshit, promotor i krimit në politikë dhe administratë

Rama përkrah Roshit, promotor i krimit në politikë dhe administratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.