Kryetari i Partisë Domokratike Lulzim Basha do të mbledhë sot në orën 19:00 grupin parlamentar për të diskutuar mbi protestën dhe strategjinë që do të ndiqet në vazhdim.
Po ashtu kryedemokrati Basha do të informojë deputetët e PD edhe për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas kthimit nga Uashingtoni, Basha nga çadra e lirisë përcolli tre mesazhe. Ai u shpreh i bindur se ka mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë për kauzën e tij, ndërsa nënvizoi se zgjedhje me Ramën nuk do të ketë.
Opozita ndodhet në protestë që prej 18 shkurtit.











