Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në një klub nate në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se nga të shtënat dyshohet se ka të paktën 1 viktimë dhe 14 të plagosur.
Ende nuk ka një raportim zyrtar për ngjarjen, ndërsa policia ka rrethuar zonën. Mësohet se i dyshuar për ngjarjen është larguar nga vendngjarja.











