Rrjedhja e gazit nga bombola e një lokal ëmbëlsirash dhe akulloresh ka sjellë sot shpërthimin e madh te zona “Don Bosko” në Tiranë.
Dëshmitarët në vendngjarje bëjnë me dije se shpërthimi ka qënë shumë i fuqishëm, ndërsa më pas kanë shpërthyer edhe flakët e zjarrit.
Shpërthimi ka qenë me pasoja të rënda, pasi 17 persona, shumica kalimtarë mbetën të plagosur, 14 prej personave të plagosur janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, 3 prej të cilëve në gjendje më të rëndë iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës ora 18:30, kohë kjo kur kjo zonë popullohet shumë për shkak edhe të lokaleve të shumta që ka. Shpërthimi ka ngjallur panik edhe te kalimtarët.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë vënë në kontroll zjarrin. Ndërsa policia e Tiranës kanë nisur hetimet për ngjarjen.











