• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ “I prishi qetësinë kryeministrit” në Dhërmi, ndalohet në Rinas piloti i certifikuar nga NATO

admin by admin
10 August, 2015
in Kronika
0
SKANDAL/ “I prishi qetësinë kryeministrit” në Dhërmi, ndalohet në Rinas piloti i certifikuar nga NATO
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një pilot gjerman dhe përfaqësuesi shqiptar i një firme që kryen prej kohësh shërbim helikopter në Shqipëri janë ndaluar në Rinas. Gazeta Dita shkruan sot se “Pesha e episodit që ka pasuar një protestë në Ambasadën Gjermane në Tiranë është rënduar pasi gjatë replikave mbi arsyet e ndalimit është përmendur emri i kryeministrit shqiptar”.
Po sipas saj, një oficer i pikës së kontrollit i ka pohuar përfaqësuesit gjerman të interesuar se urdhri për ndalim është marrë pas një telefonate nervoze për “prishje të qetësisë së kryeministrit në Dhërmi” pasi helikopteri që drejtonte piloti gjerman i ka “kaluar dy herë sipër”.
Kurse nga raporti zyrtar mësohet se piloti gjerman dhe përfaqësuesi shqiptar i firmës janë nisur dje nga Rinasi në një fluturim rutinë me të njëjtën procedurë që kanë kryer edhe më parë fluturime.
Atyre u është dhënë OK për fluturimin me destinacion Greqinë si të gjithë herët e mëparshme pasi kanë paraqitur rregullisht itinerarin dhe planin e udhëtimit dhe pasi janë kryer kontrollet përkatëse.
Por e njëjta pikë kontrolli në Rinas që u ka dhënë OK në nisje i ka ndaluar në kthim pa dhënë fillimisht asnjë arsye. Pas rreth 2 orësh tensioni u kanë komunikuar akuzën e “shkeljes së kufirit”, sepse nuk kanë “vulosur pasaportat” në dalje nga Rinas. Ka pasuar protesta e dy të ndaluarve që kanë këmbëngulur se ka qenë e njëjta pikë kontrolli në Rinas që u ka dhënë OK një ditë më parë dhe që kanë udhëtuar në të njëjtën mënyrë rreth 40 herë të tjera.
Pas presionit në rritje dhe telefonatave të shtetasit gjerman me zyrat qendrore të firmës dhe Ambasadën policët kanë nxjerrë si pretekst prishjen e qetësisë së kryeministrit që po pushon në Dhërmi. Sipas dëshmisë së pilotit gjerman kontrollorët kanë qenë nervozë dhe një prej tyre komunikonte vazhdimisht në telefon.
Detajet mësohen nga një raport i pilotit gjerman për firmën dhe Ambasadën. Ai ka sqaruar pranë Ambasadës se ka qenë në një fluturim me destinacion Greqinë dhe se ka kaluar në Rinas rregullisht si herë të tjera me të njëjtat procedura. Piloti që posedon edhe një certifikatë të NATO-s ka sqaruar se në asnjë rast nuk u është kërkuar të vulosin pasaporta dhe se është absurde që i njëjti ekip që i ka përcjellë në nisje të sillet në mënyrë të ndryshme në kthim.
Edhe pala greke ka konfirmuar se bëhet fjalë për personel; pilot dhe operator bordi dhe nuk paraqitet e nevojshme vulosja e pasaportave. Pala greke sqaroi gjithashtu që pilotit i është kërkuar të bëjë një rrotullim të dytë përpara se të hynte në korridorin e duhur për shkak të trafikut ajror.
Me sa duket ka qenë pikërisht në këtë moment që pilotit gjerman i është dashur të fluturojë edhe njëherë mbi Dhërmi ku nëse besohet versioni i shfaqur gjatë replikave në Rinas ka ndeshur me zemërimin e kryeministrit shqiptar.
Një përfaqësues i firmës gjermane tha se ndjen keqardhje për incidentin. Sipas tij keqardhja është e shtuar edhe prej faktit që helikopterët janë vënë në dispozicion për urgjenca mjekësore, udhëtime shtetarësh dhe raste aksidentesh të rënda si dhe së fundmi për nevoja të bazës së Pashalimanit.
“Të gjitha këto shërbime janë bërë me kërkesë të shtetit shqiptar. Ne nuk kemi marrë madje ende as pagesat për të cilat duke ditur vështirësitë e rasteve dhe rrethanat humanitare në shumë raste nuk kemi këmbëngulur” , shkruhet në një notë proteste të firmës drejtuar autoriteteve në Rinas.
Është hera e dytë që qetësia e kryeministrit në Dhërmi bëhet pretekst i policisë në episode të tilla, por këtë herë është përfshirë edhe një shtetas i huaj. Gushtin e kaluar dy drejtues të policisë së Vlorës u pushuan dhe një tjetër u paralajmërua nga eprorët. Atyre iu komunikua se nuk mundën të ndalonin disa zhurma që depërtuan nga një disko verore në rezidencën qeveritare ku pushonte kryeministri, por kjo nuk u konfirmua asnjëherë zyrtarisht.

Previous Post

Strukturë e përbashkët e Krimeve të Rënda Tiranë-Holandë për vrasjen e 3-fishtë tek “Zogu I”

Next Post

Pushtimi i botës, Shqipëria dhe Kosova në hartën e terroristëve të ISIS, Ballkani do të quhet Orobpa

admin

admin

Next Post
Pushtimi i botës, Shqipëria dhe Kosova në hartën e terroristëve të ISIS, Ballkani do të quhet Orobpa

Pushtimi i botës, Shqipëria dhe Kosova në hartën e terroristëve të ISIS, Ballkani do të quhet Orobpa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.