Sinoptikanët kanë parashikuar një muaj me reshje dhe ulje të temperaturave. Por, një pamje shumë e frikshme është parë në qiellin e Tiranës pasditen e sotme. Një re gjigande u shfaq ndërsa qytetarët, ndonëse të tmerruar nga ajo pamje frikësuese, nuk harruan të nxirrnin fotot e qiellit të ngrysur nëpër rrjetet sociale.











