Shkaku i shpërthimit të fuqishëm në pastiçerinë në lagjen Don Bosko, ku mbetën të plagosur 21 persona është pakujdesia. Ky është përfundimi që nxjerrin hetimet e kryera nga Shërbimi Zjarrfikës, ku kreu i saj, Shkëlqim Goxhaj jep detaje rreth ngjarjes.
“Nga të dhënat paraprake që kemi nga vendi i ngjarjes nga inspektori i parandalimit që ka qenë në vendngjarje mbas lajmërimit që ka ardhur në sallën operative mendohet që është një gabim njerëzor. Pronarët e objektit kanë ushtruar forcë mbi bombolën që kanë pasur aty gjë e cila ka bërë të mundur rrjedhjen e gazit në ambientet e biznesit. Mbas kësaj sipas të dhënave paraprake sepse nuk kemi arritur në një përfundim akoma mendohet që aty ka pasur enë të ndezura, pajisje të ndezura me zjarr ose cigare që ka shkaktuar shpërthimin e menjëhershëm të sasisë së gazit”, sqaroi Goxhaj.
Kreu i Shërbimit Zjarrëfikës u bëri thirrje subjekteve tregtare të tregohen të kujdesshëm në përdorimin e tyre si dhe u sugjeroi atyre që të mos i mbushin bombolat në qytet, por vetëm t’i tregtojnë ato.
Nga shpërthimi i fuqishëm që ndoshu të dielën në mbrëmje, mbetën të plagosur 21 perona, ndër të cilët çifti i pronarëve të pastiçerisë, klientët që ndosheshin aty dhe kalimtarët e rastësishëm në rrugë. Ndërsa ndaj pronarit A.Derishi ka nisur procedimi penal për shkeljen e rregullave të sigurimit teknik.











