Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. Muhamed Bibi nga Durrësi u arrestua pas një hetimi dy mujor nga policia.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit në lagjen numër 8 në Durrës , policia arriti të sekuestrojë 600 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, 1 armë zjarri automatik mod-56, 1 krëhër automatiku, 42 fishekë luftarakë model-56, 16 copë kapsolla detonatore dhe 1 fitil zjarrpërcjellës me gjatësi 55 cm, 1.5 gram e dyshuar si lëndë narkotike heroine dhe 2 telefona celularë.
Policia nisi procedimin ndaj Muhamed Bibës për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.












