Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë përgjegjësin e OSHEE në zonën e Shëngjinit dhe një elektriçist, si dhe është shpallur në kërkim Drejtori i Filialit të Lezhës për akuzën e “Abuzimit me detyrën”.
Sipas policisë, përgjegjësi i OSHEE-së, 43-vjeçari Ladimir Shtjefni dhe elektriçisti 53-vjeçar Pal Bakaj, janë urdhëruar nga Drejtori i Filialit të Lezhës, Gj.M 58 vjeç të rilidhin në mënyrë të paligjshme energjinë elektrike të një hoteli, në pronësi të shtetasit K.P, banues në Kune të Lezhës.
Personat e ndaluar do të procedohen për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Lidhjes së paligjshme të energjisë elektrike”.












