Administratorja e një agjensie turistike akuzohet për mashtrim pasi ka përvetësuar 5800 euro. Policia e Shkodrës arrestoi 28-vjeçaren Anisa Kopliku, administratore e agjencisë “Magic Horizons” e cila mashtroi tre qytetarë duke i marrë 3100 euro një qytetari dhe 1350 euro dy personave të tjerë.
Ajo i ka marrë paratë qytetarëve në këmbim të biletave të avioni për udhëtime jashtë vendit në këtë sezon vere.
Sipas njoftimit të policisë, A.Kopliku i ka anuluar biletat dhe duke marrë të gjitha paratë për vete.
Ishin tre qytetarët e mashtruar që denoncuan administratoren, ndërsa ndaj 28-vjeçares ka nisur procedimi për veprën penale “Mashtrimi”.











