• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

OPINION/ Kapitali i përndjekur nga qeveria shqiptare po merr arratinë

admin by admin
11 August, 2015
in Global Image
0
OPINION/ Kapitali i përndjekur nga qeveria shqiptare po merr arratinë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Kapitali është ajo pjesë e pasurisë e dedikuar për të krijuar më tepër pasuri”

Alfred Marshall

Nga Dritan Shano
Nuk kam ndërmend të merrem me Kapitalin e francezit Piketty. Socializmi dhe komunizmi si sistem ekonomik, politik, shoqëror, etik, ka rënë përpara 25 vjetësh dhe nuk e ngjall dot më asnjë libër. Por ka njerëz që duan doemos ta rijetojnë historinë. Ajo i ngroh. Sikundër po ndodh në Shqipëri. Me sistemin politik, ku dikur kishin decentralizim të pushteteve, dhe tani kemi përsëri komitete ekzekutive. Me sistemin ekonomik ku shteti po i rimerr gjithnjë e më shumë hapësirë privatit përmes sistemit të taksave, të cilin po e ndryshon shpesh e më shpesh. E majta shqiptare, e cila ka shkundur nga supet e saj çdo grimcë reformimi të ndodhur në këto 25 vjet për të rilindur trashëgiminë e saj të vjetër të absolutizmit, arbitraritetit, arrogancës dhe dhunës së shtetit mbi individin dhe familjen, mbi lirinë e tij politike dhe ekonomike, po demonstron çdo ditë se është krejtësisht e paaftë të krijojë një sistem tatimor të qëndrueshëm, të paanshëm, në favor të biznesit dhe individit, në favor të pasurimit të tij dhe të pavarësimit të tij nga politikat shtetërore. Një sistem tatimor që lartëson dhe çliron individin nga pesha e shtetit, dhe që nuk e kolektivizon atë në buxhetin e shtetit. Që nxit zhvillimin. E majta as nuk do ta krijojë një sistem të tillë.
Kjo nuk është në kodin gjenetik të së majtës. Atje prevalon forca e shtetit, ku “shteti”tenton drejt një numri të vogël njerëzish, te cilët mund të bëjnë çdo gjë dhe që u lejohet çdo gjë, dhe jo institucionet e tregut të lirë, prona private dhe shkëmbimi e bashkëjetesa vullnetare. Lenini u mëson të majtëve se: “Është e vërtetë që liria është shumë e shtrenjtë; aq e shtrenjtë sa ne duhet të kujdesemi ta japim me racion atë”. Kështu, me aksionin e vet “demokratik” qeverisës e majta shqiptare nuk do të reshtë së shtuari numrin e të varfërve në Shqipëri, sepse vetëm duke bërë këtë arrin t’i dominojë dhe manipulojë ata kollaj duke ia kushtëzuar jetën, të ardhurat dhe ushqimin që hanë me provën për besnikëri, përulje, gjunjëzim dhe pranim pa bërë zë të robërisë ndaj Partisë, apo më saktë një grupi të vogël njerëzish që kanë kapur partinë dhe shtetin.
E majta Shqiptare nuk do të ndalojë së bëri këtë. Përralla marksiste e rishpërndarjes së drejtë të pasurisë nga një individ i suksesshme te një individ hallexhi, që aq bukur e tregojnë të majtët në të dy hemisferat, u krijua për shoqëri post-kapitaliste dhe dështoi. Kjo edhe për faktin se të gjitha vendet që e aplikuan ethshëm si ideologji ishin vende rurale. Me gati gjysmën e popullsisë ne fshat, ne ende mbetemi te tille. Prandaj lufta që bën e majta kundër individit në favor të kolektivit, bëhet vetëm e vetëm për të marrë dhe mbajtur pushtetin. Nuk ka asnjë argument ekonomik. Që të mund të shtojë pasurinë për të gjithë. Sepse, futeni mirë në kokë: përndjekja e lirisë dhe pavarësisë individuale që vjen nga puna dhe formimi i kapitalit është mekanizmi i saj i pushtetit.
Në ditët e sotme mënyra më e mirë për ta bërë këtë është shtimi i numrit të taksave mbi këdo që punon ndershëm, mbi thuajse gjithçka që merr frymë, ecën, noton apo fluturon. Kështu u rrit me 50 % taksa mbi kapitalin dhe mbi punën. Kjo nuk u bë siç premtohej për të rishpërndarë pasurinë sa më drejt tek të gjithë shqiptarët. Sa shqiptarë u bënë më të pasur këto dy vjet nga kjo politikë qeveritare? Kjo bëhet thjesht për të rishpërndarë varfërinë sa më mirë tek gjithë shqiptarët. Dhe pasuruar një grusht njerëzish. S’keni parë gjë akoma?!
Sepse është thuajse e habitshme shpejtësia me të cilën e majta shqiptare është ribërë intolerante ndaj faktit që në këto 25 vjet individi shqiptar të ketë ndonjë para në xhep, të pakontrolluar nga shteti dhe të mund ta shpenzojë atë para si të dojë e ku të dojë. Jo shok! Kjo para më parë duhet të preket nga dora e atyre në majë të shtetit, të rrjedhë mes gishtave të tyre. Të jenë ata që vendosin sa para do i kthejnë mbrapsh shqiptarit. Aq sa të mbajë frymën gjallë. Paranë e punës së vet. Paranë e riskut të vet. Në këtë vend ku shteti po bën garë me kriminelin me maskë kush arrin t’i grabisë familjet shqiptare më shumë. Përmes ligjeve dhe akteve normative. Dhe fajin do ia hedhëarmikut të brendshëm dhe armikut të jashtëm –krizës botërore dhe lodrave te Gushtit me FMN-në.
Në këto dy vjet e majta ka thirrur si aleate varfërinë shpirtërore duke ngjallur zilinë e njerëzve për njëri tjetrin, ri-ndezur luftën e klasave dhe përçarjen kombëtare. Aksioni i saj politik duket më shumë një hakmarrje ndaj opozitës së sotme, një “vendosje e gjërave në vënd” sesa ndonjë veprim që sjell mirëqënie tek shqiptarët. Sepse nuk di të bëjë gjë tjetër, në ndonjë formë tjetër. Kështu i ka ecur. Nuk do të ndalojë derisa ta bëjë Kapitalin anëtar të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Që do të thotë deri sa ta bëjë copë copë atë. Derisa ta bëjë kapitalin një proletar të vërtetë. Si tek Manifesti. Apo vetëm me 1 deri në 4 te punësuar?Ose ta shndërroje atë pak kapital te frikësuar në Shqipëri në një Kapital kurbetlli. Pse them kapital i frikësuar. Sepse kapitali ekziston në Shqipëri por po fshihet. Nuk del ne treg. Vetëm në 2014 llogaritë e bizneseve nëpër banka u shtuan me mbi 126 milionë euro. Të cilat flenë në bankë dhe nuk investohen në ekonomi. Duke zvogëluar mundësitë për zhvillim ekonomik, punësim, pasurim të shqiptarëve.
Si kundërpërgjigje ndaj gjithë kësaj vepre të ngjizur me votën e vet, shqiptarët po ikin. Kapitali i pakët, ai që nuk ka zgjedhur të fshihet, po ikën. Kapital janë edhe 10 Euro edhe 10 milionë Euro. Sa për sqarim. Vetëm në Janar – Mars 2015 shqiptarët kanë harxhuar 262 milionë euro bileta avioni e trageti. Këto para janë “navlloja” moderne e Shqiptareve. Tashmë Lëndina e Lotëve nuk është më në Korçë, por tek aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas. Askush nuk e di sa nga ky kapital i harxhuar është i familjeve që kërkojnë azil në Europë?! Por nëse një pjesë të shqiptarëve po i kthejnë mbrapsht, Kapitalin që ikën nga Shqipëria nuk ka kush ta kthejë mbrapsht, përkundrazi e presin me krahëhapur në ato vende ku ai i përndjekur nga qeveria shqiptare po merr arratinë. Po pse o t’u mbylltë, budalla është kapitali?!

Previous Post

Shkodër, arrestohet administratorja e agjencisë turistike, i vodhi 5800 euro 3 qytetarëve

Next Post

Angli, 3 shqiptarët në gjyq, kërcënuan tregtarin për t’i marrë 200 mijë stërlina

admin

admin

Next Post
Angli, 3 shqiptarët në gjyq, kërcënuan tregtarin për t’i marrë 200 mijë stërlina

Angli, 3 shqiptarët në gjyq, kërcënuan tregtarin për t’i marrë 200 mijë stërlina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.