Tre shqiptarë do të përballen sot në gjykatën britanike pasi kërcënuan një tregtar automjetesh për t’i marrë 200 mijë stërlina.
Gazeta “The Telegraph&Argus” shkruan se përpara drejtësisë janë Erion Isaku dhe dy vëllezërit Besnik dhe Atem Sula. Gazeta shkruan se ata kanë dalë para gjykatës Bradford Crown Court, pasi akuzohen se në bashkëpunim, kanë kërcënuar me armë në kokë Mohammed Saad. Ata i kanë kërkuar tregtarit 200 mijë stërlina, pasi një bashkëpunëtor i tyre kishte humbur 5 kg kokainë.
Në gazetë citohet i kërcënuari , i cili në gjykatë ka thënë se pas kërcënimit, shqiptarët e kanë ndjekur deri në shkollën e fëmijëve të tij duke i thënë:
“Ku janë paratë e mia…..do të vras……do ta mbush kokën me plumba…”.












