Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur te “Rruga e Elbasanit”, pranë ambasadës amerikane. Një kamion ka përplasur një këmbësore, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktima është një grua e moshuar, 72-vjeçarja Gora Gjermeni, nga Lushnja me banim në Tiranë, e cila ishte duke kaluar rrugën në momentin e përplasjes nga kamioni me targa AA4421ID.
Në vendngjarje kanë mbëritur forcat policore dhe zjarrëfikëse.Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit, Gentian Bona nga Iba. Sipas policisë, viktima ndodhet ende poshtë trailerit .
Sipas të dhënave nga hetimet paraprake, ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.












