Të rinj të FRPD, dega Shkodër kanë penguare për disa minuta hyrjen e kryeministrit Edi Rama në Shkodër
Një grup anëtarësh të këtij forumi me parulla në duar kanë dalë tek ura e Bahçallëkut dhe kanë bllokuar kalimin e eskortës së kryeministrit.
Protestuesit kanë qëndrua për minuta të tera pranë urës,në daljen e saj në drejtim të qytetit.
Menjëherë ka ndërhyrë policia e cila pas disa minutash, ka mundësuar kalimin e eskortës e Kryeministrit. Kryeministri Edi Rama udhëtonte drejt Shkodrës, ku do të zhvillojë sonte një takim elektoral me të rinjtë që votojnë për herë të parë.
DRONI.al












