Image GalleryBruce Mozert ishte një fotograf i njohur në vitin 1930.
Ai ka fotografuar dukuri të përditshme të tilla si party me grill, çifte që flirtojnë me njëri-tjetrin, gra të bukura duke parë kokteje, vajza duke bërë thashetheme në telefon.
Por e veçanta e fotove të Mozert është se të gjitha janë realizuar nën ujë, transmeton Klan Kosova.
Mozert ka improvizuar çdo skenë nën ujërat e qarta të Spring Silver në Florida.
Ai konsiderohet në të vërtetë pionier i fotografisë nënujore dhe është njeriu që ka shpikur mbrojtësen e fotoaparatit për fotografim nën ujor.
Ai ka meritën edhe në përsosjen e teknikave të ndriçimit të nevojshme për të shkrepur fotografi në skena e krijuara nën ujë.
Këto fotografi janë shumë të bukura dhe duken aq të rafinuara e profesionale sa është e vështirë të besohet se janë shkrepur shumë vite më herët dhe aq më tepër nën ujë.












