• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Miti i vendeve të sigurta të origjinës

admin by admin
14 August, 2015
in Kronika
0
Miti i vendeve të sigurta të origjinës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për të pakësuar numrin e azilkërkuesve tri vende të Ballkanit do të klasifikohen si “vende të sigurta të origjinës”. Por Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi luftojnë me probleme të mëdha.
“Më shumë se 99 për qind e kërkesave për azil nga këto vende refuzohen nga Zyra Federale për Migrim dhe Refugjatë të pabazuara. Vetëm për arsye humanitare ka përgjigje pozitive, në qoftë se azilkërkuesit nga këto vende janë të dobët dhe të sëmurë”, tha Platzer.
Në mënyrë të ngjashme e shohin situatën me sa duket edhe kryeministrat e këtyre vendeve të Ballkanit: “Ne jemi dakord me klasifikimin e Kosovës si vend i sigurt origjine në ligjin gjerman”, shkruanin kryeministri kosovar dhe ai malazez në një letër drejtuar të dërguarit të Parlamentit Evropian për Ballkanin, David McAllister.
Organizata e të drejtave të njeriut Pro Asyl e sheh situatën krejt ndryshe.
“Unë kam rezerva të mëdha për t’i cilësuar këto vende si vende të sigurta të origjinës”, thotë Bernd Mesovic, zëdhënës i organizatës.
Si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri dhe në Mal të Zi nuk mund të flitet për sundimin e ligjit në kuptimin perëndimor. Nuk ka një gjyqësor të pavarur, gazetarët e padëshirueshëm përndiqen dhe vihen nën presion.
Në Mal të Zi sundon një dinasti përreth kryeministrit Milo Gjukanoviç, flitet madje për struktura shtetërore mafioze. Edhe nepotizmi dhe korrupsioni janë në këto tre vende në rend të ditës, kritikon Mesovic. Sidomos në Kosovë minoriteti rom vuan nga një diskriminim masiv. Shumë romë janë larguar nga vendi për arsye të sigurisë. Konkluzioni i Mesovicit: Ka dyshime të mëdha, nëse të drejtat e njeriut mbrohen në mënyrë efektive në këto vende.

Papunësia, mungesa e perspektivës, dëshpërim
Gjendja ekonomike e pasigurt vështirëson sidomos jetën e të rinjve. Edhe një çerek shekulli pas përfundimit të komunizmit të egër të Enver Hoxhës Shqipëria bën pjesë në vendet më të varfra të Evropës.
“Shkalla e papunësisë vlerësohet në rreth 30 për qind, shifra të besueshme nuk ka”, thotë Konrad Clewing, ekspert i Ballkanit nga Instituti i studimeve për Evropën Lindore dhe Juglindore në Regensburg. “Industria është ende shumë e pazhvilluar dhe bujqësia është e pa kultivuar në pjesë të tëra të vendit”. Për shkak të krizës ekonomike në Greqi qindra mijëra migrantë shqiptarë kanë humbur vendet e punës. Për këtë arsye në Shqipëri nuk vijnë as remitancat nga jashtë.
Akoma më e keqe është gjendja ekonomike dhe sociale në Kosovën fqinje, thotë Belul Beqaj, politolog nga Prishtina. Gati gjysma e 1,8 milion banorëve jeton në varfëri, gati 45 deri 50 për qind e popullsisë së aftë për punë nuk ka punë. Shumica janë të rinj, vendi ka mesataren më të re të popullsisë në Evropë.
Sipas Transparency International Kosova është vendi me nivelin më të lartë të korrupsionit në Evropë. “Kudo ka nepotizëm. Është e pamundur të gjesh një punë pa të njohur. Çdo gjë bëhet me lidhje klanore apo familjare”, thotë Beqaj.
“Ndjenja që në rrugë normale nuk mund të arrish asgjë, mungesa e perspektivës, pafuqia dhe pasiguria, të gjitha këto bëjnë që njerëzit e rinj dhe të guximshëm duan të largohen nga vendi.”

Vetëm të ikin
Këtë e konfirmon edhe studimi i Fondacionit Friedrich Ebert për të rinjtë në Evropën Juglindore. Shumica e të rinjve në Ballkanin Perëndimor janë të pakënaqur me gjendjen e demokracisë në vendin e tyre dhe vuajnë nga papunësia dhe varfëria. Ato e shohin veten pa perspektivë, nuk kanë asnjë interes për politikën dhe i shohin me dyshim institucionet politike dhe shoqërore.
Në Kosovë 55 për qind e të anketuarve nga mosha 14 deri 29 vjeçare thonë se dëshirojnë të largohen nga vendi dhe në Shqipëri madje 67 për qind. Situata është e ngjashme në vendet e tjera të rajonit, që konsiderohen tashmë në Gjermani si “vende të sigurta të origjinës”. Kështu 53 për qind e të rinjve maqedonas do të donin të largoheshin nga vendi dhe 49 për qind e të rinjve në Bosnjë Hercegovinë.
Qeveria e landit të Bavarisë përpiqet të parandalojë që këto njerëz të vijnë në Gjermani. Synohen “dëbime kolektive me efekt në opinion”, thotë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Platzer. Ai shpreson se klasifikimi i vendeve të reja si vende të sigurta të origjinës do të bëjë efekt që njerëzit të mos vijnë më”.
Belul Beqaj nga Prishtina nuk beson se kjo mund të funksionojë.
“Kush do të qëndrojë në një vend, ku ai nuk sheh se ka të ardhme, edhe në qoftë se e di se e presin shumë vështirësi në shtetin e ri”, pyet në mënyrë retorike politologu.
Gjithkush do të shpresonte, thotë Beqaj, se pikërisht ai të ishte te 0.3 përqindëshi, që përfiton azil.
Nëse do të ishte për organizatën Pro Asyl, ka me të vërtetë shanse: “Çdo rast duhet të jetë individual dhe të shqyrtohet me kujdes”, thotë Bernd Mesovic, në vend që njerëzit të refuzohen në bazë të origjinës.
Politologu Beqaj nga ana e tij shpreson që nga Gjermania të kthehen sa më shumë kosovarë të jetë e mundur, për të mirën e vendit të tyre: “Sepse ne kemi nevojë për to në Kosovë”.
Në mesin e atyre, që kërkojnë azil në Gjermani, janë të guximshmit, të pakënaqurit, shpesh të shkolluarit: “Ato duhet të ndryshojnë Kosovën këtu, duhet të protestojnë këtu, në mënyrë që politika të ndryshojë dhe askush do të mos detyrohet të lërë më vendin”.

Previous Post

ARTAN FUGA/ Shumica parlamentare nuk është e gatshme të kuptoje se Ligji Arsimit nuk është ai qe duhet

Next Post

Ndodh në Paskuqan, fton shokun në shtëpi për të luajtur me letra e pirë birra, e rreth dhe e përdhunon

admin

admin

Next Post
Ndodh në Paskuqan, fton shokun në shtëpi për të luajtur me letra e pirë birra, e rreth dhe e përdhunon

Ndodh në Paskuqan, fton shokun në shtëpi për të luajtur me letra e pirë birra, e rreth dhe e përdhunon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.