Aktorja 57-vjeçare, Sharon Stone ka pozuar nudo për kopertinën e revistës Harper’s Bazzar.
Pas një sëmundjeje në vitin 2001, ku fytyra e saj mbeti pothuaj e shpërfytyruar, ajo duket e mrekullueshme në sesionin fotografik të Bazzar.
Gjatë intervistës, ajo u shpreh se nuk ishte kundër operacioneve plastike, dhe bukurinë e rifituar pas dy vjetësh sëmundjeje përmes trajtimeve plastike e konsideron një “trajtim bukurie”.
Këto foto dëshmojnë se sa e re dhe e mrekullueshme duket aktorja, nënë e tre fëmijëve, pavarësisht viteve që mban mbi vete.












