Mediat italiane kanë raportuar plagosjen e një shqiptari me precedent për shfrytëzim prostitucioni. Ngjarja ndodhi në zonën Giussano, 25 km në veri të Milanos. 29-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, u qëllua me armë nga persona që ishin në një makinë të errët me tre persona brenda. Në momentin e plagosjes, ai ka qenë i shoqëruar nga një burrë dhe një grua shqiptare, të cilët e kanë çuar menjëherë në spitalin e Bassinit.
Policia filloi hetimin për të zbardhur ngjarjen e plagosjes së të riut me precedentë penalë.











