Fierakët janë çuditur sot nga një varg automjetesh të tonazhit të rëndë që parakaluan në qendër teë qytetit teë shoqëruar nga bucimi i borive.
E gjithë kjo, nuk ishte asgjë më shumë se një ceremoni të pazakontë të shoqërimit të nuses ku në vend të makinave të vogla dhe luksoze ishin zgjedhur kamionë.
Pas çudisë së parë qytetarët reaguan me duartrokitje për gjetjen origjinale të çiftit të ri. Shtatë maune të zbukuruara bllokuan për disa minuta qarkullimin rrugor, ndërsa boritë e tyre tingëllonin fuqishëm.
Mjetet shoqëroheshin edhe nga policia për të mos bllokuar lëvizjen. Karvani i mauneve ka përshkuar bulevardin kryesor duke dalë në aksin Fier-Patos.











