Ish-ministri Saimir Tahiri, i cili u shkarkua nga kreu i ministrisë së Brendshme sepse u ngarkua me punët e PS-së, ka bërë pjesë të axhentës së kësaj “ngarkese”, veshjen me tuta e bluzë sporti, dhe daljen në mal, për të kullotur dhitë.
Këtë “ngarkesë për punë partie” e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke shpërndarë edhe këtë foto.
“E diel me Ramizin, bariu nga Picalla. Bën aq punë sa nuk ka kohë për llafet e politikës së madhe”, shkruan Saimir Tahiri në Facebook.











