• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KOMENT/ Dështimi i elitave politike në Ballkan, prej të cilave dëshiron të marrësh arratinë

admin by admin
17 August, 2015
in Kronika
0
KOMENT/ Dështimi i elitave politike në Ballkan, prej të cilave dëshiron të marrësh arratinë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pothuajse gjysma e azilkërkuesve, që vijnë në Gjermani, janë nga Ballkani. Përse ikin, ngase largohen? Përgjegjës për eksodin janë kryesisht elitat politike në rajon, mendon Verica Spasovska
 
Luftë, uri apo tortura nuk ka as në Kosovë dhe as në Shqipëri, Serbi, Maqedoni apo Bosnjë dhe Hercegovinë. Që prej dy dekadash e gjysmë shtetet e dala nga ish- Jugosllavia dhe fqinjët e tyre jetojnë në paqe. Kroacia dhe Sllovenia janë ndërkohë anëtarë të BE-së. Vendet e tjera të Ballkanit kanë prej vitesh perspektivë për anëtarësim në BE.
Nuk ka krahasim pra me Sirinë, Irakun, apo Afganistan, ku çdo ditë njerëzit vdesin nga terrori dhe lufta. Dhe megjithatë njerëzit po largohen në masë prej Ballkanit për të kërkuar azil në Gjermani. Ato duan të shpëtojnë sidomos nga varfëria dhe mungesa e perspektivës, janë të zhgënjyer dhe të deziluzionuar nga stanjacioni politik dhe ekonomik në atdheun e tyre. Dhe për këtë mbajnë në radhë të parë përgjegjësi elitat politike.
 

verica spasovkaNdihma e BE e shkuar dëm
Ndihmat miliardëshe të BE për zhvillimin nuk kanë sjellë vërtet zhvillimin ekonomik dhe demokratizimin. Edhe perspektiva e anëtarësimit në BE nuk duket se frymëzon shumë zellin e aktorëve politikë për reforma. Për aq kohë sa ato nuk janë në BE, por marrin fonde nga BE, nuk duhet t’ia dorëzojnë kompetencat Brukselit dhe mund t’i ruajnë favoret e tyre.
Në vendet e Ballkanit Perëndimor papunësia që prej dy dekadash është midis njëzet e pesëdhjetë për qind. Në Bosnjë dhe Hercegovinë më shumë se gjashtëdhjetë për qind e të rinjve janë pa punë. Edhe të rinj të diplomuar e të mirë-arsimuar nuk gjejnë punë të përshtatshme, sepse korrupsioni dhe nepotizmi pengojnë mundësitë në tregun e punës. Partitë politike janë shtrirë në shoqëri në mënyre të rrezikshme. Ato janë të paktën në mënyrë indirekte, punëdhënësi më i madh: Se kush bëhet drejtor apo portier, e përcakton partia qeverisëse, pavarësisht nga kualifikimet profesionale të kandidatëve.
Duke pasur parasysh këtë gjendje tek shumë njerëz rritet ndjenja e pafuqisë. Duke pasur një tesër partie shumëkush shpreson se do të ketë më shumë shanse në profesion dhe jo se do të marrë pjesë aktive në politikë. Nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia duan të emigrojnë më shumë se gjysma e të rinjve të arsimuar.
 
Mungesë e infrastrukturës sociale
Pas rënies së sistemeve të vjetra është lënë pas dore që të investohet në infrastrukturën sociale, për shembull në një shëndetësi funksionale. Kjo mund të thuhet veçanërisht për romët, të cilët kanë në Ballkan nivelin më të ulët shoqëror. Ato shpesh janë të diskriminuar jo vetëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike, por ato vuajnë rëndë edhe kolapsin e rrjetit të sigurisë shoqërore. Ato shpesh nuk mund t’i përballojnë shpenzimet e mjekut. Vijnë në Gjermani, sepse “paratë e xhepit”, që marrin në procedurën e azilit, janë për to joshëse. Dhe sepse në Gjermani mund të shkojnë falas te mjeku.
Struktura autokratike ka ndërkohë në shumë vende. Për shembull në Mal të Zi, i cili prej dekadash ndodhet fort në duart e klaneve të kryeministrit Gjukanoviç. Apo në Maqedoni, ku qeveria e djathtë akuzohet për spiunim masiv të qytetarëve dhe ku kërcënimet me vdekje ndaj gazetarëve të pavarur shërbejnë për të tulatur shtypin.
 
Struktura autoritare dhe autokratike
Kushte të ngjashme autoritare mbizotërojnë në Kosovë, e cila që nga pavarësia e saj në vitin 2008 është de facto një protektorat i BE-së. Por pavarësisht nga prania shumëvjeçare e EULEX-it, misionit të asistencës ligjore të BE-së, peizazhi politik dominohet nga korrupsioni dhe lidhjet e ngushta midis elitës politike dhe krimit të organizuar. Shumë deputetë dhe anëtarë të partisë në pushtet në Kosovë kanë dalë nga radhët e ish-UÇK-së. Sipas hulumtimeve të raportuesit special të Këshillit të Evropës, Dick Marty, ushtria duhet të ketë qenë e përfshirë në krime të shumta lufte, si vrasje dhe rrëmbime.
Në republikën multietnike të Bosnjë Hercegovinës politikanët edhe njëzet vjet pas përfundimit të luftës i bien ende daulles së inateve nacionale, në vend që të ndërmarrin reforma ekonomike. Gjysma e të gjithë boshnjakëve të rinj duan të largohen nga vendi. Gjithnjë e më pak vetë janë në gjenje të vendosin për të krijuar familje. Për vendin, i cili gjithsesi ka probleme demografike, ky është një kërcënim serioz.
 
BE mund dhe duhet të ushtrojë presion
Tranzicioni i ngadaltë në rrugën e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Ballkan kuptohet që ka shkaktuar pakënaqësi në BE, i cili e ka kthyer vëmendjen në vatra të tjera krizash si Greqia dhe Ukraina: Por ndoshta eksodi masiv nga Ballkani do ta kthejë përsëri vëmendjen te ky rajon: Do të ishte mirë, sikur në Bruksel të merreshin përsëri intensivisht me ngecjen e reformave në oborrin e pasmë të Evropës. Në rast nevoje ta mbyllin edhe rubinetin e parave, nëse reformat nuk zbatohen.
Ndërkohë elitat politike me egoizmin e tyre e çojnë dëm kapitalin më të rëndësishëm shoqëror. Sepse sa më shumë të vazhdojë eksodi i të rinjve të arsimuar, aq më pak ato angazhohen për ndryshime shoqërore në vendet e tyre. Për elitat politike atje kjo është një situatë e rehatshme. Për shoqëritë, interesat e të cilave ato përfaqësojnë, është në fakt një katastrofë. Megjithëse në Ballkan nuk ka as luftë, as uri e as torturë edhe dëshpërimi mund të bëhet një diktaturë, prej së cilës dëshiron të marrësh arratinë.

(DW)

Previous Post

Pas daljes nga lista “e zezë” e UNESCO-s, shembet godina historike në Gjirokastër

Next Post

Ironizon Rexhep Meidani: Në gjysmën e mandatit duhet të ishin hapur 150 mijë vende të reja pune, gjysma e 300 mijëshes së premtuar

admin

admin

Next Post
Ironizon Rexhep Meidani: Në gjysmën e mandatit duhet të ishin hapur 150 mijë vende të reja pune, gjysma e 300 mijëshes së premtuar

Ironizon Rexhep Meidani: Në gjysmën e mandatit duhet të ishin hapur 150 mijë vende të reja pune, gjysma e 300 mijëshes së premtuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.