Kryeministri i Rusisë, Medvedev ka konfirmuar zyrtarisht se Shqipëria është mes vendeve që do të përballet me embargon e ushqimeve nga Moska
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Medvedev ka zyrtarizuar vendet që do të përballen me embargon, si kundërpërgjigje e miratimit të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë.
“Shqipëria, Mali i Zi, Islanda, Lihetenshtejni dhe ndoshta Ukraina do të përballen me embargo të ushqimeve pasi iu bashkuan sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë”, shkruan Medvedev.
Sanksionet anti-Rusi u vendosën nga BE-ja dhe SHBA-të ndaj Rusisë, pas aneksimit të Krimesë nga kjo e fundit.











