U zhvillua sot ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit, e aktorit të njohur, Albert Vërria.
Homazhet në nder të aktorit Albert Vërria u zhvilluan në teatrin “Petro Marko” në qytetin e Vlorës.
Homazhet filluan rreth orës 11:00.
Në orën 12.00, aktori u përcoll në banesën e fundit, varrezat e qytetit.
Artisti shqiptar u nda dje më 17 gusht nga jeta në moshën 79 vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.












