Një shqiptar është arrestuar në Itali pas 15 vitesh në kërkim. Erjon Serdiraj, shqiptari 37 vjeç ishte shpallur në kërkim prej gushtit të 2000, për akuzën e vrasjes së një prostitute ekuadoriane, Betty Yadira Ponce Ramirez.
Vajza u gjet e masakruar pranë lumit Po në Piancenza. Më pas shqiptari ishte larguar drejt Belgjikës. Një telefonatë që Erjoni u kishte bërë prindërve të tij në Itali ndihmoi në arrestimin e tij.












