Nga Shkodra, në mënyrë të përsëritur sot, kryeministri Edi Rama ka sulmuar kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi.
Si pretekst për sulmin e radhës, ka shërbyer një aktivitet i kësaj bashkie paraditen e sotme, e cila u tentua të pengohej nga Policia e Shtetit, për ti përgatitur terrenin kryeministrit, për takimin me të rinjtë që votojnë për herë të parë.
Pas sulmit “të dominuar”, Edi Rama e nxori vetë, “merakun” dhe “gozhdën në zemër” që i ka shkaktuar Voltana Ademi.
“Shkodra prej 27 vitesh qeveriset nga PD. Ka ardhur koha që PD të marrë në Shkodër ndëshkimin e merituar”, shprehu Rama, arsyen e vërtetë të sulmit ndaj kryebashkiakes së Shkodrës.
DRONI.al












