Një krim brenda familjes ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Sipas policisë lokale, mësohet se 31-vjeçarja Resmie Disha nga Librazhdi ka gjetur vdekjen pasi është mbytur nga bashkëshorti i saj, i cili është arrestuar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19.00 në fshatin Shëngjergj, ku autori Shkëlqim Disha pas krimit ka telefonuar menjëherë policinë duke treguar për aktin që kishte kryer.
Forcat e policisë së Tiranës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë në pranga autorin, ndërsa vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë. Paraprakisht dyshohet se krimi ka ndodhur pas një sherri familjar.











