Në Qarkun e Gjirokstrës, rreth 80 krerë kanë ngordhur për shkak të shkarkesave të rrufesë.
Shefi i Shërbimit Veterinar në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë thotë se në zonat e Kaparielit dhe Nivicës, shkarkimi i rrufesë ka sjellë ngordhjen e krerëve të imëta dhe më pas ato janë groposur me qëllim mostregtimin e tyre.
Nga ana tjetër, Qrku Gjirokastër cilësohet si një vatër e nxehtë për sëmundjen e “zonosës”, por veçanërisht të antraksit dhe brucelozës dhe kjo ka bërë të domosdoshme vaksinimin e gjedhëve dhe bagëtive të imëta, pasi ka patur edhe raste kur sëmundjet kanë prekur edhe njerëzit. Disa zona të prekura janë fshati Arrëz e Madhe në Tepelenë, Valare e Dropull në Gjirokastër etj dhe Shërbimi Veterinar po vijon vaksinimin e kafshëve si edhe sensibilizimin e banorëve për të blerë mish me vulën e kontrollit të shërbimit përkatës.












