Kryetari i ri i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, sulmuar sot pararendësin e tij, Shpëtim Gjika.
Në një takim me drejtuesit e institucioneve për të diskutuar marrjen e masave për përmbytjet, Dritan Leli bëri të ditur se ka trashëguar një qytet me probleme, sipas tij, me kanalizime të dëmtuara. Ai akuzoi paraardhësit për lejet e ndërtimit pa kriter duke demonstruar edhe një leje të dhënë mbi kanal ujëmbledhës.
Sulmi i Lelit Ndaj Gjikës, në vijimësi është sulmi i kryeministrit Edi Rama, ndaj ish-kryetarit të bashkisë së Vlorës.











