Skënderbeu ka kaluar në avantazh në ndeshjen me Dinamon e Zagrebit për Champions League. Ka qenë minuta e 36 e pjesës së parë, kur pas një goditje dënimi në kufirin e zonës së rreptësisë, Shkëmbi ka ekzekutuar mjeshtërisht, duke kaluar ekipin korçar në avantazh.












