Dy vajza do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë nga Policia e Qarkut Korçë pasi kanë paraqitur kartëmonedha false në një lokal në Pogradec. Dy vajzat nën hetim janë Xh.A dhe S.B, të dyja 15-vjeç, banuese në Tiranë.
Kallëzimi penal për dy vajzat ka ardhur nga dy kamarierët e lokalit, 19 vjeçari R.L dhe 22-vjeçari E.H nga Pogradeci. Në kallëzimin e tyre në polici, kamarierët thanë se në lokalin ku ata punojnë në lagjen 1 në Pogradec, në datën 18 gusht dy vajzat 15-vjeçare u kanë dhënë për shërbimin e tyre, njërit 5 kartëmonedha 500 lekësh të reja dhe tjetrit 4 kartëmonedha 500 lekëshe, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.
Policia ka nisur procedimin penal ndaj dy vajzave për veprën “Falsifikimi i monedhave”.











