Një tjetër rast konflikti me armë të ftohta është shënuar. Këtë herë, krimi ka ndodhur në gjirin e familjes ku babai ka goditur me thikë djalin e tij. Sipas policisë, babai 50-vjeçar, Dhionis Metani ka qëlluar me thikë djalin e tij 20-vjeçar R. Metani për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë, ndërsa menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia dhe ka arrestuar autorin e krimit.
R. Metani ka marrë disa plagë të lehta në gishtërinjtë e dorës dhe ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Vlorës, ndërsa ndaj babait të tij, Dhionis Metani do të nisë procedimi penal për veprën “Dhunë në familje”.











