Kemi parë shpesh rrugëve tona, që për një arsye apo tjetër, një makinë të transportojë një tjetër makinë.
Por pamje të tilla, kur një motor transporton një motor, është thjesht,e pa parë dhe e pa dëgjuar.
Përpos gjetjes origjinale, një “transport” i tillë përbën një rrezik gjatë qarkullimit rrugor.
Rreziku dhe kërcënimi qëndron, jo vetëm për “protagonistin”, por edhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.
Por duket, një gjë e tillë për këtë personazh është e zakonshme, ndërsa kujdes duhet të bëjnë përdoruesit e tjerë të rrugës, për shfaqje të tilla të pazakonshme.












