Është gjetur mëngjesin e sotëm trupi pajetë i 17-vjeçarit të mbytur tre ditë më parë në ujërat e lumit Vjosë.
Dritan Shametaj, nga fshati Buzëmadh Cakran, i cili gjeti vdekjen në lumë teksa lahej me babain e tij, është gjetur 300 metra larg vendit nga ku u mbyt. Kanë qenë rrjetat e ngritura nga vetë të afërmit e tij që kapën kufomën. Familjarët e 17-vjeçarit ishin ata që kryen kërkimet për djalin e tyre, pasi polumbarët dhe forcat policore nuk shkuan në ditët në vijim për të vazhduar kërkimet.
Trupi i D. Shametaj u dërgua në morgun e Spitalit të Fierit për të kryer autopsinë.











