Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Cerrik ku janë përplasur dy mjete. Sipas të dhënave paraprake mësohet se një furgon-taksi me targa EL197AT është përplasur me një makinë me targa AA762LV. Për pasojë nga përplasja është plagosur drejtuesi i veturës dhe një pasagjer i furgonit. Ata janë dërguar menjëherë në Spitalin e Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po kryen hetimet e aksidentit.











