Kam pasur fat që ta kisha Filipin shok fakulteti dhe koleg pune për disa vjet.
Pa përmendur humorin e klasit të lartë dhe guximin e tij të marrë në ato vite të tmerrshme, sot po e sjell një ngjarje të tij për të ilustruar lajmin e Top Channel se dikush nga ambasada ka thënë që Trump nuk mbështet çadrën, pra protestën e PD-së.
Hahaha, ditka presidenti që paska një çadër tek bulevardi në Tiranë.
Shumë kohë më parë kryeredaktori ynë pasi lexoi një shkrim të Filipit i tha se nuk ishte në nivelin e krijimeve të tij më të mira, pra nuk e pëlqej, i tha.
-Nuk e pëlqen ti, i tha Filipi, por shoku Adil Çarçani, (kryeministri i asaj kohe) e lexoi me një frymë. Për shkrime të tilla kemi nevojë, tha Filip Çakuli
Heshtje, asnjë nuk fliste. E merrnin si shaka, por dhe si të vërtetë. Kufiri nuk po ndahej. Kryeredaktori që të ruante dinjitetin mbylli mbledhjen.
Në zyrë pasi qeshëm gjatë i thashë:
-Po sikur ai ta pyesë shokun Adil?
Filipi ia priti:
-S’ka si e pyet, se s’ka ku e gjen!
Njësoj sot, pas shumë vitesh. Trump nuk e mbështetka çadrën!!!! Hahaha, kemi ngec në vend.












